SiCRED, “Silver Sponsor” i Konferencës së Dytë Vjetore të Shoqatës Shqiptare të Traumës
Në datat 22 dhe 23 Prill 2016, për të dytin vit radhazi, u mbajt konferenca vjetore e Shoqatës Shqiptare të Traumës, pranë ambienteve të Tirana International Hotel & Conference Center. Pjesëmarrës në konferencë ishin Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, mjekë të Spitalit të Traumës, Kirurgë, Ortopedë, Reanimatorë, Mjekë të Urgjencës, si dhe të ftuar kanë qenë disa mjekë të huaj. Hapja e një dege studimi të traumës në Universitetin e Mjekësisë, si dhe shtimi i fondeve dhe përmirësimi i kushteve dhe infrastrukturës në Spitalin e Traumës, si faktorë kyç që do të çonin në zhvillimin e mëtejshëm të këtij shërbimi jetë-shpëtues, ishin ndër sugjerimet dhe kërkesat e parashtruara në punimet e kësaj konference. Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të shërbimit të traumës në sistemin e shëndetësisë, edhe këtë vit SiCRED, mbështeti organizimin e kësaj konference, nën cilësinë e “Silver Sponsor”.
Klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:
(10 Maj 2016)