b

Category: Viti 2013

SiCRED SH.A. RRIT PREZENCËN NË AKSIONET E FONDIT TË PENSIONIT SiCRED SH.A.

Shoqëria SiCRED sh.a. rrit prezencën e saj në aksionet e Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a.
Në datën 04.03.2013 shoqëria SiCRED sh.a., me Vendimin Nr.1, datë 04.03.2013 të Asamblesë Aksionare të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., ka miratuar strukturën aksionare të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a..
12.25% e aksioneve që zotëroheshin nga shoqëria KURUM INTERNATIONAL sh.a., e cila deri në këtë datë zotëronte 25% të aksioneve të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., i kaluan shoqërisë SiCRED sh.a., sipas përcaktimeve të ligjit në fuqi. Vendimi u regjistrua në QKR në datën 12.06.2013.
Pas këtij vendimi, struktura e re aksionare e Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit
SiCRED sh.a.
është:

•Shoqëria SiCRED sh.a. 87.25% të aksioneve dhe
•KURUM INTERNATIONAL sh.a. 12.75% të aksioneve.

Z. Genc KOXHAJ, Drejtor i Përgjithshëm i SiCRED sh.a. njëkohësisht edhe përfaqësuesi i autorizuar i aksionarëve të SiCRED sh.a., sqaron se një vendim i tillë është në koherencë me strategjinë e grupit për investimet afatgjata, duke synuar përforcimin e pozitave së grupit SiCRED në sektorin e pensioneve private, si një fushë financiare mjaft premtuese në të ardhmen e afërt.

 

(09 Shtator 2013)

Related Posts

Tetori bëhet rozë!

Tetori bëhet rozë!

Nga Evelina Koçi Publikuar më 13.10.2021 Tetori është muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit, në luftën kundër...