Përhapja e muzikës baroke të luajtur me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe, shikimi i muzikës me një këndvështrim tjetër historik dhe kritik duke kërkuar gjithmonë qasje të reja, formësojnë idealin e organizatorëve për të zhvilluar këtë festival të përvitshëm.
Në mbrëmjen e 2 korrikut janë luajtur notat e para të kësaj muzike në Kalanë e Rozafës, Shkodër. Festivali do vijojë aktivitetin e tij deri më 11 Korrik 2017.
Për të katërtin vit radhazi, SiCRED ofron mbështetjen e saj në organizimin e këtij eventi, duke çmuar kështu traditën e muzikës së vjetër baroke.
Për më tepër, lexoni programin: