SiCRED në mbështetje të kulturës dhe të rinjve
SiCRED në mbështetje të kulturës, këtë radhë mbështet organizimin e Festivalit Teatror të shkollave të mesme të Tiranës dhe Festivalit Mbarëkombëtar Teatror të shkollave të mesme Shqip 2016. “Shoqata e Artistëve të Rinj të Skenës” organizoi edhe këtë vit dy Festivalet, duke ndjekur traditën tashmë prej 12 festivalesh teatrore të shkollave të mesme. Në një shfaqje 11 ditore, morën pjesë shkollat e mesme më të mira të Tiranës dhe të trevave mbarë shqiptare. Festivali u mbajt në Tiranë në ambientet e sallës “Black Box” të Universitetit të Arteve, gjatë datave 3 – 17 maj. Duke përfshirë të rinjtë në këtë nismë, SHARS ka për qëllim lidhjen e tyre me profesionistët në fushën e artit, angazhimin e tyre në artin dhe kulturën shqiptare dhe evidentimin e të rinjve me prirje për teatrin, duke i tërhequr ata drejt kësaj rruge. I gjithë aktiviteti u përkrah nga institucionet arsimore dhe bizneset private, ku një ndër shoqëritë mbështetëse ishte edhe SiCRED sh.a., gjithmonë pranë aktiviteteve nxitëse të kulturës. Duke njohur vlerat që “Shoqata e Artistëve të Rinj të Skenës” ka në identifikimin dhe zhvillimin e artistëve të rinj, SiCRED sh.a. po konsideron mbështetjen afatgjatë të këtij projekti.
Klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:
(26 Maj 2016)