b

Category: Viti 2025

SiCRED në Maratonën e Tiranës 2025

Më 19 Tetor, stafi i SiCRED mori pjesë me energji dhe entuziazëm në Maratonën e Tiranës 2025, duke përfaqësuar kompaninë me krenari dhe duke përcjellë një mesazh të fortë për solidaritet, përfshirje dhe mirëqenie.

Për të tretin vit radhazi, SiCRED u bashkua me Fondacionin Down Syndrome Albania, në mbështetje të kauzës së tyre për të forcuar rolin e personave me sindromën Down në shoqëri dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

Ky bashkëpunim është shndërruar në një traditë të bukur për ekipin tonë, i cili e sheh pjesëmarrjen në maratonë si më shumë se një aktivitet sportiv, si një akt simbolik që përfaqëson kujdesin ndaj shëndetit, jetës dhe diversitetit njerëzor.

Bashkë për kauza që frymëzojnë dhe forcojnë frymën e solidaritetit!

Related Posts