b

Category: Viti 2025

SiCRED mbështet fushatën “Zemër Rozë”

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, SiCRED i bashkohet fushatës “Zemër Rozë”, një nismë e ndërmarrë për herë të parë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, duke përcjellë mesazhin e kujdesit, solidaritetit dhe kontrollit të rregullt shëndetësor.

Në këtë nismë janë bashkuar 213 gra dhe vajza pjesë e Programit të Fuqizimit të Familjeve në Tiranë dhe Shkodër, të cilat kanë grumbulluar mbi 900 materiale qelqi për riciklim. Më pas, këto materiale janë transformuar në spila unike, të punuara me dorë nga mjeshtër të përpunimit të qelqit.

Me çdo blerje të spilës “Zemër Rozë”, kontributi ka shkuar drejtpërdrejt në sigurimin e paketave shëndetësore për 213 gratë dhe vajzat pjesëmarrëse në këtë fushatë — një shembull frymëzues i bashkimit të komunitetit në funksion të kujdesit dhe shëndetit.

Kujdesi fillon me ndërgjegjësim

Tetori është muaji që na kujton rëndësinë e kontrolleve rutinë, të cilat janë mjete të njohura dhe efektive për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Diagnostikimi në fazat fillestare rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe rikuperim të plotë.

Përmes kësaj nisme, SiCRED dëshiron të inkurajojë çdo grua të kujdeset për shëndetin e saj, duke mos neglizhuar kontrollet parandaluese dhe duke e parë kujdesin për veten si një shprehje dashurie dhe përgjegjësie.

Sigurimi që kujdeset për ju

Në këtë frymë kujdesi dhe parandalimi, Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit Cash Plan nga SiCRED përfshin në paketën e tij kontrollet parandaluese mjekësore, të cilat mund të kryhen një herë në vit, në përputhje me certifikatën e sigurimit.

Ky është një hap konkret që u mundëson të siguruarve tanë të mbajnë nën kontroll shëndetin e tyre dhe të veprojnë në kohë, për një jetë më të shëndetshme dhe më të qetë.

📞 Për më tepër informacion apo për të caktuar kontrollin tuaj vjetor, na kontaktoni në:
📲 +355 692084026 | 📧 contact@sicred.com.al

Related Posts

SiCRED në Maratonën e Tiranës 2025

SiCRED në Maratonën e Tiranës 2025

Më 19 Tetor, stafi i SiCRED mori pjesë me energji dhe entuziazëm në Maratonën e Tiranës 2025, duke përfaqësuar kompaninë me krenari dhe duke...