E ndërsa lëmë pas një vit të suksesshëm, viti 2019 sjell ide dhe sfida të reja për SiCRED. Synimi ynë është ofrimi për publikun i risive në produktet e sigurimit për tregun shqiptar, të cilat u krijojnë klientëve më tepër avantazhe dhe përfitime. Me zgjerimin e gamës së produkteve dhe mundësimin e ofertave të personalizuara, shoqëria kërkon ndërkohë të rrisë edhe ndërveprimin me klientët e saj ekzistues dhe potencialë, duke kuptuar dhe duke iu përqasur më mirë nevojave të tyre për sigurim, nëpërmjet përdorimit të teknikave më inovative dhe më të përshtatshme të komunikimit me ta. Disa nga këto forma do të jenë rifreskimi i imazhit të shoqërisë, trupëzimi i teknikave inbound marketing, ndërveprimi përmes blogjeve dhe rrjeteve sociale etj.
Për më tepër ju ftojmë të lexoni Raportin Vjetor 2018.