b

Category: Viti 2016

SiCRED forcon pozitat në tregun e sigurimit të jetës në 4 – mujorin e parë të vitit 2016

Sipas Raportit Statistikor të AMF, Tregu i Sigurimit të Jetës, gjatë muajve Janar – Prill 2016 ka patur rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Volumi i primeve të shkruara bruto arriti në 269,740 mijë lekë, duke shënuar një ulje në masën 10.27% krahasuar me periudhën Janar- Prill 2015.
Në këtë tkurrje të aktivitetit të sigurimit Jetës, SiCRED ka pasur rritje të volumit të primeve të shkruara bruto gjatë këtij 4 – mujori, prej 20.87% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Kjo rritje ka rezultuar edhe në rritjen e pjesës së tregut të Shoqërisë SiCRED, e cila ka arritur në 29.87%, krahasuar me 22.17% të një viti më parë. Gjatë 4 – mujorit të parë, dëmet e paguara bruto nga SiCRED janë rritur në numër, në krahasim me vitin 2015, ndërsa vlera e paguar është ulur me rreth 52%, po aq sa edhe tregu. 

Për më tepër, klikoni këtu për të lexuar artikullin e revistës Monitor ose klikoni këtu për të parë Raportin Statistikor të AMF për periudhën Janar – Prill 2016.

(24 Qershor 2016)

Related Posts