SiCRED ka kënaqësinë të ndajë me ju përmbledhjen e një tjetër viti sfidash, përpjekjesh dhe arritjesh, përmes Raportit Vjetor 2021.
Gjatë periudhës së pandemisë, punuam në drejtim të krijimit të kushteve optimale për t’i dhënë jetë shoqërisë së tretë pjesëtare të familjes SiCRED, e cila nisi veprimtarinë e saj në shkurt të vitit 2021, nën emrin SiCRED Distribution.
Shoqëria SiCRED Distribution, me punën e saj, synon të risjellë artin e veshjeve kombëtare dhe rizgjimin e traditës shqiptare, duke krijuar një rrjet të sigurt dhe të besueshëm shpërndarjeje në tregjet shqiptare dhe të huaja.
Me bindje, vijuam punën për krijimin dhe licencimin e një produkti të ri të sigurimit të jetës, i cili do të jetë një vlerë e shtuar për konsumatorin shqiptar dhe do të jetë gati për tregun gjatë vitit 2022.
Për më tepër, ju ftojmë të ndajmë së bashku Raportin Vjetor 2021.