b

Category: BLOG

Po bien numrat e infektimeve. Po tani?

Po bien numrat e infektimeve. Po tani?

Nga: Greta Sejdinaj
Publikuar më 21.05.2021
“Kisha nisur të mendoja për sigurimin e jetës dhe shëndetit për veten dhe familjen, por tani që pandemia po qetësohet, nuk më duhet më!”.

Pohimi i mësipërm mund t’ju tingëllojë si një frazë e dëgjuar. Kjo përforcon atë që tashmë dimë, ne kërkojmë të sigurohemi atëherë kur nevoja troket fuqishëm në derën tonë. Por çfarë dimë deri tani për pandeminë? Është vënë ajo vërtetë nën kontroll? Po e zbut ajo ndikimin e saj?

Duket sikur në vendin tonë po arrihet i ashtuquajturi imunizim i tufës. Vaksinimet po vijojnë në mënyrë të rregullt, numrat kanë rënë dhe ne po dalim lirisht pa maska, në rrugë e kudo. Ndonëse, thirrjet për kujdes të vazhdueshëm nuk kanë reshtur. Vijon të kërkohet ruajtja e distancës fizike, mbajtja e maskave dhe ndjekja e protokollit të higjienës edhe pas kryerjes së vaksinës. Fundja variante të reja të virusit po shfaqen në çdo anë të botës, të cilët po vënë në vështërësi sistemet shëndetësore dhe po rrezikojnë jetët e popullatës, e nuk është e pamundur të vijnë deri te ne. Sjellja dhe mutacionet e virusit janë ende në studim. Efektet e vaksinës nuk njihen ende.

Është e vërtetë që, kush ka qenë i siguruar para dhe gjatë pandemisë dhe është prekur nga virusi, ka përfituar rimbursim të plotë nga shoqëria SiCRED për trajtimin e sëmundjes, me shtrim në spital, apo për kontrollet, medikamentet dhe trajtimin jashtë spitalor. E në rastin fatkeq të humbjes së jetës së të siguruarit, SiCRED ka dëmshpërblyer familjarët për këtë humbje, me shumën e sigurimit. Pra sigurimi i jetës qenka një garanci për financat e familjes edhe në ditë të pasigurta. Dhe nuk është ndonjë risi, sepse shoqëritë e sigurimit këtë ofrojnë: siguri dhe qetësi mendore.

Gjatë muajve të parë të pandemisë u vu re që, papritmas, u harruan të gjitha sëmundjet e tjera! Sëmundjet kronike, sëmundjet e rënda, sepse frika nga infektimi me COVID-19 i izoloi të gjithë pacientët e sëmundjeve të tjera, të cilat kishin nevojë të domosdoshme për trajtim. E kur barrierat psikologjike të pandemisë u zbutën, dalë-ngadalë pacientët iu rikthyen trajtimeve të tyre. Vërtetë pandemia e COVID-19 na trembi dhe na solli në vëmendje, më shumë se kurrë, shëndetin dhe kujdesin për veten e familjen, por prania e sëmundjeve të tjera, që kanë bashkëjetuar me ne, do të vijojë të na shoqërojë, ndaj, nevoja për sigurim është e përherëshme, e pandashme. Rreziku i sëmundjeve, aksidenteve, vështirësive financiare dhe (“larg qoftë!”, siç jemi mësuar të themi) i vdekjes, është përherë aty!

Kështu, COVID ose jo COVID, le të mendojmë të bëjmë zgjedhjen e duhur për vete dhe të dashurit tanë! Për jetën, shëndetin dhe financat tona. Le të mbrojmë atë që kemi më të shtrenjtë!

Related Posts