b

Category: Viti 2026

Njoftim për Hapje Tenderi

SiCRED sh.a. – Kërkim Ambienti me Qira për Selinë Qendrore

SiCRED sh.a. Shoqëri Sigurimi Jete, ka shpallur të hapur procedurën e tenderit për gjetjen e ambienteve të reja me qira, të destinuara për selinë e saj qendrore. Të gjithë subjektet e interesuara ftohen të paraqesin ofertat e tyre në përputhje me kriteret e mëposhtme të kërkuara nga shoqëria:

Kërkesat Teknike

  • Qyteti: Tiranë (avantazh ofertat brenda unazës së qytetit).
  • Sipërfaqe e kërkuar: 700 – 1000 m².
  • Ndarja e ambientit: Hapësirë e vetme; Ambient i ndarë në dy kate njëri mbi tjetrin; Ambient në një godinë të mëvetshme.
  • Parkimi: Minimumi 4 vende parkimi të dedikuara. Avantazh nëse ofrohen më shumë vende pa kosto shtesë.

Elementet e Ofertës

Çdo ofertë duhet të përmbajë:

  • Vlerën e qirasë mujore.
  • Detyrimet shtesë (pagesë mujore administrimi, shërbime të përbashkëta, etj.);
  • Kohëzgjatjen e parashikuar të kontratës së qirasë.
  • Datën e disponueshmërisë së ambienteve.

Kushtet e Marrëdhënies

  • Marrëdhënia kontraktuale do të formalizohet me kontratë të rregullt qiraje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Afati dhe Mënyra e Dorëzimit

  • Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 09.02.2026
  • Mënyra e dorëzimit: contact@sicred-distribution.com.al (kërkohet të dërgohet shprehja e interesit me e-mail ku specifikohet çdo gjë sipas kërkesave të mësipërme)

Related Posts

Njoftim për hapje tenderi

Njoftim për hapje tenderi

Përforcimi i ISMS dhe Sigurimi i Infrastrukturës Teknologjike Mbështetëse në Kuadër të Kërkesave Rregullatore – SiCRED sh.a.   Data e hapjes së...