Të gjithë në plazh, por kujdes lëkurën!
Punoi: Evelina Koçi
Publikuar më 16.05.2023
Muaji Maj i dedikohet ndërgjegjësimit për parandalimin e tumoreve të lëkurës dhe në mënyrë të veçantë, melanomës. Me ardhjen e verës dhe me dëshirën për t’u relaksuar nën rrezet e diellit, bëhet e nevojshme të rikujtojmë se sa e nevojshme është të mbrojmë lëkurën tonë. Përgjatë vitit 2022 vlerësohet se diagnozat e reja të melanomës arritën mbi 12 mijë raste në nivel botëror.
Kanceret e lëkurës shpesh nënvlerësohen, pasi jo të gjitha format janë vdekjeprurëse. Megjithatë, duke qënë forma tumorale, është i nevojshëm parandalimi nëpërmjet kontrolleve periodike te dermatologu dhe gjithashtu një mbrojtje korrekte nga rrezet e diellit.
Melanoma është një nga llojet e kancerit të lëkurës që formohet nga qelizat e lëkurës të quajtura melanocite, të cilat i japin lëkurës ngjyrën e saj. Ajo shfaqet në formën e një nishani, por jo të gjithë nishanët tregojnë për melanomë.
Një faktor kyç në vëzhgimin e një nishani për shenjat e melanomës është kontrolli i disa karakteristikave klinike të gjendjes së tij:
- Forma asimetrike, e tillë që dy gjysmat e nishanit të kenë forma të ndryshme;
- Kufiri i parregullt, i tillë që nishani të mos ketë një formë të mirëpërcaktuar;
- Ndryshimi i ngjyrës, ngjyra johomogjene ose të larmishme:
- Diametri, kur ndryshon madhësia e nishanit ose kur ka diametër më të madh se 6 milimetra;
- Zhvillimi, nëse nishani ndryshon me kalimin e kohës ose shfaq simptoma të tjera si kruajtje ose gjakderdhje.
Prandaj është e domosdoshme që të paktën një herë në vit t’i nënshtroheni një ekzaminimi klinik dermatologjik dhe një ekzaminimi dermoskopik, i cili lejon vlerësimin specifik të nishaneve në pak minuta.
Vizita është edhe më e rëndësishme për subjektet që paraqesin faktorë rreziku si:
- Raste të melanomës në familje (mendohet se 5% e rasteve të melanomës janë të trasmetuara gjenetikisht);
- Prezenca e një numri të madh nishanesh (më i madh se 50), ose prania e nishaneve të mëdha të pranishme që në lindje;
- Përdorimi i solarëve, sidomos te personat me lëkurë më të bardhë, me nishane dhe njolla;
- Ekspozimi intensiv dhe me ndërprerje në diell;
- Histori e djegieve të mëparshme nga dielli, veçanërisht nëse shoqërohet me shfaqjen e flluskave. Për të ulur rrezikun, është e nevojshme të shmangni djegien nga dielli, veçanërisht në moshën 15-16 vjeç.
Parandalimi, së bashku me diagnostikimin e hershëm dhe ndërhyrjen terapeutike në kohë, përfaqëson mënyrën më të mirë për të fituar betejën kundër kancerit të lëkurës.
Përveç anës shëndetëosre dhe emocionale që shoqëron një sëmundje tumorale, i sëmuri përballet edhe me rrezikun që vjen nga faturat e larta spitalore. Në këto kushte, SiCRED ofon mbrojtje edhe në këto raste. Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit CASH PLAN pranë SiCRED, mbulon edhe shfaqjen e sëmundjeve të rënda, siç është kanceri (përfshirë melanonëm). Po ashtu, Sigurimi i Jetës, i shoqëruar me Sigurimin nga Sëmundjet Kritike, është gjithmonë një mburojë për të siguruarin, në rast të shfaqjes së sëmundjeve tumorale malinje.
Për të gjithë punëdhënësit, SiCRED ofron sigurimin Jetë e Kombinuar, një sigurim që mbulon shpenzimet mjekësore të punonjësit edhe në rast të shfaqjes së sëmundjeve të rënda.
Sigurimi i jetës, i kombinuar me sigurimin ndaj sëmundjeve të rënda, është mbështetje financiare dhe qetësi mendore, e cila lejon të prekurin nga sëmundja të mos shqetësohet për mbulimin e shpenzimeve mjekësore por të përqendrohet te kurimi i saj.
Merrni masat paraprake për shëndetin dhe jetën tuaj!
Na kontaktoni për të mësuar më tepër dhe për t’u pajisur me sigurimin më të përshtatshëm për nevojat tuaja: cel: +355 692084026 | email: [email protected]