b

Category: Viti 2016

Krijimi i “Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve”

Pas disa vitesh kërkese veçanërisht nga shoqëritë e sigurimit të jetës, por edhe nga shoqëritë administruese të fondeve të pensionit vullnetar, është bërë i mundur finalizimi i një shoqate për mbrojtjen e interesave të shoqërive të sigurimit të jetës, pensioneve private dhe fondeve të investimit. Regjistrimi i saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë në datën 9 Maj 2016. “Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve”, është një organizatë jofitimprurëse, e krijuar për mbështetjen e zhvillimit dhe dhënien e kontributit në rritjen e qëndrueshme të sigurimit të jetës, pensioneve private, fondeve të investimeve dhe veprimeve të lidhura me to. Kjo shoqatë synon të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve, konsulentëve apo ndërmjetësve të rrjetit, si dhe të krijojë lidhje me shoqata të ngjashme brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të ndarë eksperiencat dhe për të përfituar njohuri nga eksperienca e shoqatave të tjera.
Organet drejtuese të Shoqatës janë:
1. Presidenti i Shoqatës
2. Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve
Krijimi i “Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve Private dhe Fondeve të Investimit”, pritet të japë një impakt të ri në treg dhe përfaqësim më dinjitoz të këtyre grupeve të interesit në tregun shqiptar.
(03 Qershor 2016)

Related Posts