Këshilli mbikëqyres
PËRBËRJA E KËSHILLIT MBIKËQYRËS:
Artan Xhori
Selman Lamaj
Anëtar
Egi Santo
Njoftim i mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë SiCRED sh.a.
Tiranë më 18 Prill 2024
Njoftim i mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë SiCRED sh.a.
Tiranë më 21 Gusht 2024
Artan Xhori
Kryetar
Z. Xhori ka mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Inxhinierisë, Universiteti i Tiranës, në degën Elektronikë, në vitin 1987.
Z. Xhori është një biznesmen i suksesshëm, ku përmendim veçanërisht tregun e elektronikës, si dhe pajisjet audio-vizuale.
Që prej vitit 2009 z. Xhori është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë SiCRED dhe në Qershor të vitit 2018 z. Xhori u emërua kryetar i Këshillit Mbikëqyrës.
Selman Lamaj
Anëtar
Z. Lamaj ka mbaruar studimet e larta në vitin 1994 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në degën Financë – Kontabilitet, specialiteti Bankë.
Në vitet 1995-1996 ka vijuar studimet pasuniversitare në Universitetin L.U.I.S.S, Romë – Itali.
Në prill të vitit 2004 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave” në Ekonomi, në fushën e shërbimeve Bankare.
Z. Lamaj gëzon një eksperiencë të gjerë në fushën financiare dhe akademike, si dhe ka qenë anëtar në disa shoqata dhe borde drejtuese. Që prej vitit 2009 është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë SiCRED.
Egi Santo
Anëtar
Z. Santo ka mbaruar studimet e larta në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Biznesi. Ka vijuar studimet pasuniversitare në Universitetin “Cattolica del Sacro Cuore” në Milano, Itali, në degën Management per l’Impresa.
Z. Santo gëzon eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore dhe Financiare, si dhe është anëtar në disa shoqata dhe borde drejtuese.