JAVA NDËRKOMBËTARE E SIGURISË RRUGORE
Punoi: Greta Sejdinaj
Publikuar më 12.05.2023
Ne në SiCRED, jemi të përkushtuar për të mbrojtur klientët tanë nga risku i humbjes së jetës, sëmundjeve dhe aksidenteve. Megjithatë, nëse ka një gjë që mund të ndërlikojë këto risqe, është rreziku në rrugë.
Çdo ditë dëgjojmë lajme për aksidente të frikme të ndodhura në akse të ndryshme rrugore, të cilat përfshijnë automjete dhe këmbësorë. Në këtë kuadër, për të ndërgjegjësuar qarkullimin e sigurt në rrugë, çdo vit mbahet “Java Ndërkombëtare e Sigurisë Rrugore”, e organizuar nga Kombet e Bashkuara, e cila këtë vit zhvillohet në datat 15-21 maj. Është një iniciativë e rëndësishme, që ndihmon për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar dëmtimet në rrugë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se rreth 1.35 milionë njerëz vdesin çdo vit në rrugë dhe 50 milionë të tjerë pësojnë lëndime të rënda ose të lehta. Këto numra janë tronditëse dhe bëjnë të qartë se mënyra e përdorimit të rrugëve duhet të ndryshojë.
Qëllimi ynë, si shoqëri sigurimi jete, është të sigurojmë mbrojtjen e klientëve tanë, ndaj bashkohemi me këtë nismë, pasi të gjithë bashkë mund të ndihmojmë në zvogëlimin e aksidenteve.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla të ditura, por të rëndësishme, pasi shpesh neglizhohen dhe rezultojnë në aksidente fatale:
- Ngisni me kujdes dhe përmbajuni rregullave të qarkullimit rrugor.
- Mbani distancën nga automjetet tjera dhe mos tejkaloni shpejtësinë e lejuar.
- Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin teksa ngisni.
- Mos ngisni nën efektin e alkoolit apo të drogës.
- Këmbësorët duhet të përdorin vijat e bardha.
Veç këshillave të mësipërme, ju inkurajojmë të pajiseni me sigurimin e jetës dhe aksidenteve. Sigurimi do të jetë air bag-u juaj i përditshëm.
Na kontaktoni dhe ne do t’ju ndihmojmë të zgjidhni planin më të mirë për nevojat tuaja.
Bashkërisht mund të ndihmojmë në ndryshimin e kulturës së përdorimit të rrugëve dhe të ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe të përgjegjshme në rrugë.
cel: +355 692084026 | email: [email protected]