b

GRUPI SiCRED PUBLIKON RAPORTIN VJETOR 2013

Viti 2013 ka qenë një vit i qëndrueshëm për shoqërinë tonë, gjatë të cilit kemi arritur të realizojmë objektivat e vendosura, duke ruajtur pozita pothuaj të njëjta me vitin 2012. Numri i të siguruarve të shoqërisë së sigurimit SiCRED sh.a., në fund të vitit 2013 ishte mbi 47 mijë klientë. Aktivi total në fund të 2013 ka arritur në rreth 1,08 miliard lekë. Gjatë këtij viti, primi bruto i shkruar nga SiCRED sh.a., ka qenë rreth 221 milion lekë, ndërsa pagesat për dëmet kanë qenë mbi 22 milion lekë.
Viti 2013 ka sjellë zhvillime pozitive dhe për dy shoqëritë e tjera të grupit SiCRED. Gjatë këtij viti vlera neto e aseteve të fondit të pensionit “SiCRED Pensions” të administruar nga Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., u rrit me 66.70% krahasuar me vitin 2012, me një kthyeshmëri mbi investimin prej 6.32%. Numri i anëtareve në fund të vitit 2013 ishte 1,836 përkundrejt 1,723 që ishin në fund të vitit 2012.
Viti 2013 ka shënuar vitin e parë të aktivitetit për shoqërinë konsulente SiCRED Assistance sh.p.k.. Gjatë këtij viti, nëpërmjet kontratave të konsulencës të lidhura me disa punëdhënës privatë, shoqëria u ka shërbyer rreth 700 punëmarrësve.
Filozofia jonë e biznesit është e orientuar drejt krijimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve afatgjata të biznesit, e ndaj gjej këtu rastin për të falënderuar klientët tanë, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët na kanë besuar për të disatin vit radhazi, e pa mbështetjen e të cilëve nuk do të ishim këtu. Falënderoj gjithashtu, klientët që për herë të parë gjatë vitit 2013 kanë zgjedhur t’i besojnë shoqërisë SiCRED për sigurimin e tyre, duke uruar që të kemi përmbushur pritshmërinë e tyre. Premtimi ynë për të ardhmen është krijimi i një lidhje më të fortë me ju, përmes përmirësimit të vazhdueshëm të produkteve tona dhe punës së palodhur për zhvillimin e produkteve të reja.
Shiko raportin vjetor 2013: Raport Vjetor 2013
(29 Dhjetor 2014)

Related Posts

Raporti Vjetor 2021

Raporti Vjetor 2021

SiCRED ka kënaqësinë të ndajë me ju përmbledhjen e një tjetër viti sfidash, përpjekjesh dhe arritjesh, përmes Raportit Vjetor 2021. Gjatë periudhës...

Raporti Vjetor 2020

Raporti Vjetor 2020

Pas një viti tejet të vështirë, të udhëhequr nga pasiguria, SiCRED ka kënaqësinë të ndajë përsëri me ju Raportin Vjetor, për vitin e pandemisë,...