Fjalori i Termave
1.Agjent biologjik:
Do të thotë çdo mikroorganizëm/a pa togjenik (që prodhon sëmundje)apo helme bi ologjike të prodhuara (përfshirë organizmat e modifikuar gjene tikisht apo helmet kimike sintetike) që shkaktojnë sëmundje dhe/ose vdekje në qëniet njerëzor e, ka fshët apo bimët.
2.Agjent kimik:
Do të thotë çdo përbërës i cili, i pë rhapur në mënyrën e duhur, prodhon pa aftësi, efekte vdekjeprurëse apo dë mtuese mbi njerëzit, kafshët, bi mët apomateriale.
3.Aksident:
Aksident nënkupton, çdo dëmtim i papritur dhe/ose i paparashikuar i trupit, shkaktuar nga një mjet i rastit, i përshkruar i dhunshëm, evident, veprim i jashtëm, dhe në kompleksitet të gjitha të pavarura nga vullneti i të Siguruarit. Çdo proçedim, që nuk mbart elemente koshience, të konsideruara si “gëlltitje”, “thithje”, etj. të helmeve apo substancave korrozive, ushqimit dhe pijeve që përmbajnë substanca helmuese do të konsiderohen “aksident” në raport me kushtet e kontratës.
4.Bashkësigurim:
Bashkësigurimi nënkupton përqindjen e përcaktuar të mbulimit të detyrimeve që i Siguruari duhet të paguajë, pasi të ketë paguar shumat e zbritshme të aplikueshme.
5.Cedimi, pengu, bllokimi:
I Siguruari nuk mund t’a cedojë policën e sigurimit tek të tjerët, si dhe të vendosi si peng (garanci) ose të bllokojë shumat e sigurimit për llogari të të tretëve.
6.Çertifikatë e sigurimit:
Çertifikatë e sigurimit nënkupton, dëshminë e sigurimit që Siguruesi i lëshon të Siguruarit.
7.Evakuim mjekësor/Riatdhesim emergjent:
Evakuim mjekësor/riatdhesim emergjent nënkupton zbatimin e evakuimit mjekësor/riatdhesimit emergjent kur trajtimi i domosdoshëm mjekësor nuk është i disponueshëm në vend. Zakonisht evakuimi do të kryhet në vendin më të afërt ku mund të merret trajtimi i përshtatshëm mjekësor ose që mund të jetë vendi i rezidencës së të Siguruarit (riatdhesim). Në raste emergjencash të tilla duhet të kontaktohet Siguruesi për të miratuar dhe organizuar transportin. Siguruesi ka të drejtën të vendosë për qendrën mjekësore ku do të transportohet i Siguruari. Nëse trajtimi është i disponueshëm në vend, por i Siguruari zgjedh të trajtohet në një vend tjetër, atëherë shpenzimet e transportit do të jenë përgjegjësi e të Siguruarit.
8.Franshizë:
Franshizë nënkupton kufirin e një shpenzimi, nën limitin e të cilit Siguruesi nuk e fillon proçedurën e trajtimit të dëmit.
9.Grup i Siguruar:
Grup i Siguruar nënkupton, grupin e përbërë prej 2 e më shumë persona që kanë të drejtë të sigurohen.
10.Gjendje kronike:
Gjendja kronike, nënkupton një sëmundje apo lëndim, e cila ka të paktën një prej karakteristikave të mëposhtme:a.Nëse vazhdon për një periudhë të pacaktuar dhe nuk ka asnjë kurë të njohur. b.Kur përsëritet ose ka të ngjarë të përsëritet.c.Kur është e nevojshme të rehabilitoheni ose të jeni të trajnuar posaçërisht për të bashkëjetuar me të.d.Kur ka nevojë për monitorim afatgjatë, konsulta, kontrolle, ekzaminime ose analiza.
11.Humbje gjymtyre:
Humbje gjymtyre nënkupton humbjen fizike apo funksionale të një dore, në ose mbi artikulacionin e bërrylit, apo e një këmbe në ose mbi artikualcionin e gjurit.
12.I Siguruari:
I Siguruari nënkupton, personin fizik, pjesëmarrës në grupin e siguruar, jeta dhe shëndeti i të cilit janë objekt i mbulimit në sigurim.
13.Kirurgji ditore:
Kirurgji ditore nënkupton kirurgjinë në një qendër mjekësore/spital ku pacienti nuk e ka të nevojshme nga gjendja mjekësore që të qëndrojë më shumë se 24 orë.
14.Komplikime të shtatzënisë:
Komplikime të shtatzënisë nënkupton një gjendje (kur shtatzënia nuk ndërpritet) diagnoza e të cilës është e dallueshme nga shtatzënia, por përkeqësohet apo shkaktohet nga shtatzënia.
15.Kontraktuesi:
Kontraktuesi nënkupton, personin fizik apo juridik, që nënshkruan kontratën e sigurimit në emër dhe për llogari të të Siguruarve.
16.Kontratë e sigurimit:
Kontrata e sigurimit nënkupton, kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të jetës dhe shëndetit, policën e sigurimit, si dhe dokumentacionin që i bashkëlidhet atyre.
17.Kontratë sigurimi, kontributor në grup:
Kontratë sigurimi, kontributor në grup nënkupton, rastet kur pagesa e primit të sigurimit, do të bëhet nga i Siguruari, tërësisht ose pjesërisht.
18.Kontratë sigurimi, në grup:
Kontratë sigurimi, në grup nënkupton, rastet kur pagesa e primit të sigurimit, sipas kushteve të kontratë së sigurimi, do të bëhet nga Punëdhënësi.
19.Kujdesi parandalues:
Kujdesi parandalues përfshin të gjitha masat para shfaqjes së simptomave të sëmundjes për të parandaluar sëmundjen apo plagosjen; psh. vaksinimet dhe kontrollet e zakonshme mjekësore.
20.Kushtet e sigurimit:
Kushtet e sigurimit nënkupton, kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të jetës dhe shëndetit.
21.Limit i mbulimit:
Limiti i mbulimit nënkupton shumën maksimale që Siguruesi do të paguajë gjatë periudhës së sigurimit për çdo trajtim apo kujdes të mbuluar nga kjo policë. Limitet e mbulimit përcaktohen në grafikun e përfitimeve.
22.Mjek:
Mjek nënkupton, çdo ushtrues të profesionit mjekësor që ka një diplomë të njohur nga shteti, apo një diplomë të barazvlefshme ndërkombëtare për ushtrimin e profesionit mjekësor.
23.Ngjarje e sigurimit:
Ngjarja e sigurimit quhet ngjarja, ndodhja e të cilës sjell detyrimin e Siguruesit për të paguar përfitimin sipas kushteve të sigurimit, si humbjen e jetës, shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme që kërkojnë trajtim mjekësor, dëmtimet trupore aksidentale të të Siguruarit, përveç kur ato përfshihen në rreziqet e përjashtuara sipas kontratës së sigurimit.
24.Paaftësi e përhershme e plotë:
Paaftësi e përhershme e plotë nënkupton humbjen e plotë të aftësisë së të Siguruarit për të kryer detyrat në profesionin e tij ose në çdo profesion tjetër, shkaktuar nga aksidenti, e vërtetuar si e tillë nga autoriteti mjekësor kompetent, pas mbarimit të periudhës prej 1 viti nga fillimi i paaftësisë.
25.Paaftësi e përhershme e pjesshme:
Paaftësi e përhershme e pjesshme nënkupton humbjen e pjesshme të aftësisë për punë, shkaktuar nga aksidenti, me pasojë humbjen anatomike apo dëmtimin funksional të përhershëm të një ose disa organeve apo gjymtyrëve të të Siguruarit.
26.Paaftësie përkohshme e plotë:
Paaftësi e përkohshme e plotë nënkupton humbjen e plotë e aftësisë së të Siguruarit, shkaktuar nga aksidenti, për të përmbushur përkohësisht detyrat në profesionin e tij.
27.Periudha e pritjes:
Periudha e pritjes nënkupton një periudhë kohe që nga data e fillimit të mbulimit, gjatë të cilës polica e sigurimit nuk mbulon shpenzimet, përveçse nëse përcaktohet ndryshe në kushte të përgjithshme.
28.Periudha e sigurimit :
Periudha e sigurimit nënkupton kohëzgjatjen, për të cilën është në fuqi kontrata e sigurimit.
29.Përfitim:
Përfitim nënkupton, vlerën e mjeteve monetare që Siguruesi, paguan në favor të të Siguruarit apo Përfituesit, për çdo rast sigurimi.
30.Përfituesi:
Përfituesi nënkupton, personin fizik ose juridik që, për shkak të vërtetimit të rastit/ngjarjes së sigurimit, përfiton shumën e sigurimit sipas vullnetit të shprehur në çertifikatën e sigurimit nga i Siguruari.
31.Përgjegjësi agregate:
Përgjegjësi agregate nënkupton limitin maksimal të shumës monetare që Siguruesi merr përsipër të paguajë në rast të ndodhjes së më shumë se një ngjarje sigurimi në të njëjtin aksident.
32.Përgjegjësi maksimale vjetore:
Përgjegjësi maksimale vjetore nënkupton limitin maksimal të shumës monetare që Siguruesi merr përsipër të paguajë përgjatë gjithë periudhës së sigurimit.
33.Pjesë e zbritshme:
Pjesa e parë e një shpenzimi të mbuluar që duhet të paguhet nga i Siguruari, më parë se Siguruesi të paguajë pjesën e tij të shpenzimit.
34.Polica e sigurimit:
Polica e sigurimit nënkupton, dokumentin që provon lidhjen e kontratës së sigurimit.
35.Policëmbajtësi:
Policëmbajtesi nënkupton, Punëdhënësin i cili paguan plotësisht apo pjesërisht primin në favor të të Siguruarit.
36.Prim i sigurimit:
Prim i sigurimit nënkupton, shumën e mjeteve monetare që i Siguruari dhe/ose Kontraktuesi i paguajnë Siguruesit për lidhjen e kësaj kontrate.
37.Receta mjekësore:
Receta mjekësore nënkupton medikamente dhe/ose të rekomanduara nga mjeku të nevojshme për trajtimin e një gjendje mjekësore.
38.Sëmundje:
Sëmundje nënkupton, përkeqësimin e paqëllimshëm të gjendjes shëndetësore, të diagnostikuar nga një mjek, që nuk është rrjedhojë e një aksidenti. Komplikacionet që zhvillohen gjatë shtatzënisë ose lindjes konsiderohen sëmundje.
39.Siguruesi:
Siguruesi nënkupton, Shoqërinë e Sigurimit SiCRED sh.a..
40.Spital/Qendër spitalore:
Spital/qendër spitalore nënkupton një qendër të liçensuar nga organet përkatëse për të shërbyer si qendër mjekësore apo kirurgjike në vendin ku ndodhet, qëllimi i të cilës është kujdesi në mjediset e saj ndaj të sëmurëve dhe të plagosurve; ku pacienti është nën kujdesin e vazhdueshëm të një mjeku dhe ku mbahen të dhënat mbi problemet shëndetësore të tij. SPA-të, Hidro Klinikat, Institutet e Rehabilitimit dhe Azilet për të moshuarit nuk do të konsiderohen si spitale.
41.Shtatzëni:
Shtatzëni nënkupton gjendjen fizike të një femre nga ngjizja deri tek lindja, së bashku me të gjitha pasojat fizike që lidhen me të.
42.Shuma e sigurimit:
Shuma e sigurimit nënkupton, shumën maksimale të mjeteve monetare, që Siguruesi mund të paguajë në favor të të Siguruarit apo Përfituesit, me vërtetimin e rastit/ngjarjes së sigurimit.
43.Taksat:
Taksat dhe tatimet e detyrueshme sipas ligjit janë në ngarkim të Policëmbajtësit dhe/ose të Përfituesve.
44.Terrorrizëm bërthamor, kimik os e biologjik:
Do të nënkuptohet përdorimi i çdo arme apo pajisjeje bë rthamore apo lëshimi, shkarki mi, shpë rndarja, liri mi, apo rrjedhja e çdo agjenti kimik dhe/ose bi ologjik të ng urtë, të lëngët apo gas gjatë pe riudhës së vl efshmërisë së policës, nga çdo person apo grup/grupe personash, pavarësisht nëse veprojnë të vetëmapo pë r llogari të ose në bashkëpunim me çdo organi zatë/a apo qe ve ri, i bërë për qëllime politike , fetare, ideologjike apo pë r arsye dhe me që llimin e influe ncimit të çdo qe ve rie dhe/ose për të frikësuar publikun apo ndonjë pj esë të tij.
45.Testet diagnostike:
Testet diagnostikuese nënkuptojnë testet e nevojshme biokimike, mikrobiologjike dhe ekzaminimet e nevojshme për diagnostikimin dhe ndjekjen e trajtimeve mjekësore të kryera të pacientit si: X-Ray, CT Scan, MRI, Pet Scan etj.
46.Trajtim dentar emergjent:
Trajtim dentar emergjent nënkupton trajtimin dentar që kryhet në mënyrë urgjente në një klinikë ose kirurgji dentare për të rregulluar dëmtimet e shkaktuaranga një aksident. Dëmtimi duhet të evidentohet nga mjeku brenda 24 orësh nga ndodhja e ngjarjes. Trajtimi duhet të kryhet brenda 60 ditësh nga aksidenti.
47.Trajtim ditor i pacientit:
Trajtim ditor i pacientit nënkupton trajtimin mjekësor që i bëhet një personi që është pranuar në një spital, qendër shëndetësore, klinikë private, i cili ka nevojë për një periudhë mbikëqyrje por që nuk ka nevojë për të qëndruar edhe gjatë natës.
48.Trajtim kozmetik:
Trajtim kozmetik nënkupton çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore.
49.Trajtim mjekësor:
Trajtim mjekësor nënkupton çdo kujdes të pranuar shkencërisht që synon të ripërtërijë apo ruajë shëndetin, që i përmbahet këshillave mjekësore dhe që njihet si kujdes mjekësor nga organet përkatëse të vendit ku jepet.
50.Trajtim si pacient i shtruar:
Trajtim si pacient i shtruar nënkupton çdo qëndrim mbi 24 orë të njëpasnjëshme në një spital, si rrjedhojë e këshillës dhe nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e një mjeku.
51.Vdekja e të Siguruarit:
Vdekja e të Siguruarit nënkupton humbjen e jetës së të Siguruarit (pavarësisht nëse është shkaktuar ose jo nga aksidenti) me përjashtim të rreziqeve të përjashtuara në kontratën e sigurimit.
52.Zona e mbulimit në sigurim:
Zona e mbulimit në sigurim përfshin shtetet, në të cilat i Siguruari ka të drejtë të përfitojë trajtim mjekësor. Zona e mbulimit përcaktohet në grafikun e përfitimeve.
53.Zona A:
Të gjitha shtetet jashtë Zonë B
54.Zona B:
Gjithë Europa(përshirë, Turqi, Maltë, Qipro).