SiCRED
SiCRED

Individë

Mbrojtje për ju dhe familjen tuaj

Sigurim jete, shëndeti, udhëtimi, për studentë dhe për hua.

Mbulim që rritet me kalimin e viteve

Për sëmundje të rënda të papritura dhe aksidente

Sigurim jete i kombinuar me kursim

Rimbursim i shpenzimeve shëndetësore

Mbulim për COVID-19 brenda Cash Plan

Jeta dhe aksidentet në një policë të vetme

Për udhëtimet tuaja jashtë vendit

Jetë dhe shëndet për studentët

Për të huajt që vizitojnë Shqipërinë

Sigurim jete për nxënës dhe studentë

Mbron familjen nga detyrimet e kredisë

Bli online

Bli sigurimin online

Sigurim udhëtimi dhe aksidentesh, me pagesë online.

Biznese

Siguri për ekipin dhe biznesin tuaj

Plane në grup, jetë me kursim dhe sigurime të specializuara.

Sigurim jete për punonjësit, me mbulim që rritet

Rimbursim i shpenzimeve mjekësore të punonjësve

Sigurim jete me skemë kursimi afatgjatë

Jetë dhe kursim si përfitim për punonjësit

Mbështetje financiare për punonjësit tuaj

Jetë, aksidente personale dhe sëmundje kritike

Për bankat dhe depozitarët e tyre

Për sportistët e klubeve dhe ekipeve

Për shkollat dhe universitetet

Ofertë për biznesin

Flisni me një këshilltar

Na tregoni nevojat e kompanisë suaj dhe përgatisim një ofertë.

Shërbime

Më shumë se sigurim

Pensione, investime, këshillim dhe ndërmjetësim, në një vend.

Plotësoni pensionin shtetëror

Fonde të menaxhuara nga profesionistë

Konsulencë ligjore profesionale

Konsulencë për bizneset

Për punëkërkues dhe punëdhënës

Orientim drejt kujdesit të duhur mjekësor

Artizanati shqiptar me SiCRED Distribution

Ofertë falas

Flisni me një këshilltar

Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe ju kontaktojmë me një ofertë.

Rrjeti

Rrjeti ynë mjekësor

Spitale, klinika, laboratorë dhe optika ku pranohet karta SiCRED.

Spitale partnere

Klinika dhe laboratorë partnerë

Klinika dentare partnere

Optika partnere

Klinika fizioterapie partnere

Harta e rrjetit

Gjeni një klinikë pranë jush

Kërkoni sipas qytetit ose llojit në hartën e rrjetit.

Rreth nesh

Njihuni me SiCRED

Historia, njerëzit, struktura dhe dokumentet tona.

Rruga jonë ndër vite

Njerëzit e SiCRED

Struktura e pronësisë

Shoqëritë ku SiCRED ka kuota

Mbikëqyrja e shoqërisë

Si jemi organizuar

Bashkëpunëtorët tanë

Çmime dhe mirënjohje

Transparencë dhe publikim i plotë

Reklamat dhe videot tona

Bëhuni pjesë e ekipit

Dëmet

Keni një dëm për të raportuar?

Njoftoni dëmin online dhe ndiqni hapat e mëtejshëm.

Sigurimi i jetës, kursim apo shpenzim?

26 Qershor 2020

Sigurimi i jetës, kursim apo shpenzim?

Publikuar më: 26.06.2020

"Nëse shtoni pak nga pak, por do ta bëni shpesh, së shpejti pak do të bëhet shumë", është Hesiodi, poeti më i vjetër grek, i cili fliste për kursimet në këtë mënyrë. Njeriu gjithmonë e ka pasur nevojën të ndihet i qetë për të ardhmen dhe të përballojë paparashikueshmërinë e jetës, duke vënë një shumë parash mënjanë. Andaj kursimi ka pasur përherë një rëndësi të veçantë në zërat e financave personale.

Ekzistojnë forma të ndryshme të kursimit dhe një ndër to është edhe sigurimi i jetës, shëndetit dhe aksidenteve. Shumë do të çuditen, sepse, si blerës, e shohim pagesën e primeve si një shpenzim pa rikthim tek individi, duke menduar ndërkaq se këto produkte nuk do të na duhen. Madje, duke qenë të ndjeshëm ndaj shpenzimeve, qoftë kur këto shpenzime dalin nga xhepi jonë apo nga kompania ku jemi punësuar, priremi të shohim vetëm drejt çmimit më të ulët, duke anashkaluar shpesh vlerën e tyre.

Jeta ka gjithmonë të papritura, pasiguri, ndaj dhe aftësia për të kursyer është një element që rrit sigurinë tonë për të ardhmen. Kur zgjedhim të shohim sigurimin e jetës si një mjet kursimi në duart tona dhe jo si një shpenzim, sigurimi kthehet një pikë kyçe në buxhetin familjar. Si në çdo investim që bëjmë, çmimi ka rëndësinë e tij, por edhe vlera që mbart është po aq e rëndësishme. Të mos harrojmë që sigurimi i jetës në fakt është një premtim, një premtim për të paguar e për të qenë një mbështetje për ne dhe familjet tona në çdo moment të ndodhjes së ngjarjes së siguruar, tani apo në të ardhmen. Më poshtë do të shohim disa nga arsyet se pse një sigurim jete është një pjesë e rëndësishme e çdo plani financiar.

Siguria financiare - Sigurimi i jetës mundëson qetësinë shpirtërore dhe mendore, kjo sepse nëse dikush do të kishte ngjarje të papritura shëndetësore, familja dhe njerëzit e dashur do të kishin në duart e tyre një mjet të sigurisë financiare. Të gjithë ne kemi detyrime financiare, por një mbulim i përshtatshëm i sigurimit të jetës jep sigurinë që të dashurit tanë dhe detyrimet tona bankare do të kenë kujdesin e duhur financiar në rast të ndarjes sonë të parakohshme nga jeta.

Për të paraprirë çdo ngjarje të mundshme që prek jetët tona, duke filluar nga sëmundjet, paaftësitë e përhershme fizike apo dhe humbjen e jetës, llojet e ndryshme të sigurimit të jetës, shëndetit dhe aksidenteve shfaqen si një ndër zgjidhjet optimale. Nëse do të merrni një kredi, sigurimi i jetës do të lehtësonte familjen, fëmijët, të afërmit tuaj nga detyrimet që mund t’u ngarkohen në rast të humbjes së parakohshme të jetës suaj, për shkaqe sëmundjeje apo aksidentale.

Një sëmundje e papritur apo një rast aksidenti, jo vetëm do t’ju detyronte të ndërpritnit aktivitetin tuaj ekonomik, burimin e të ardhurave të familjes suaj, por mund edhe t’ju kushtonte tërë kursimet tuaja ndër vite. Një risk të tillë e shmang sigurimi i jetës, i kombinuar me shëndetin dhe aksidentet. Në këtë mënyrë sigurimi i jetës nuk shërben vetëm si mjet për arritjen e qetësisë mendore për të ardhmen, por edhe si garanci për një stabilitet ekonomik.

Mundësi investimi - Disa forma të sigurimit të jetës ofrojnë mundësinë për të investuar, pra përveç sigurimit të jetës, një pjesë e primit shkon në forma të ndryshme investimesh, të cilat ofrojnë kthime të frytshme. Me përfundimin e afatit të maturimit, do të keni vënë mënjanë mjaftueshëm para për të përmbushur disa nga qëllimet tuaja afatgjata, si edukimin e duhur të fëmijëve tuaj, një arredim të ri të shtëpisë, blerjen e një makine të re, të ardhura shtesë në kohën e pensionit etj.

Sigurimi në moshë të re, kursimi më i lartë - planet e sigurimit të jetës ju japin mundësinë për prime më të ulëta ndërsa jeni të rinj. Nëse blini të njëjtën policë në një moshë më të madhe, do të paguani një prim shumë më të lartë krahasuar me të njëjtin plan për një moshë më të re. Ndaj rekomandohet që sigurimi i jetës të nisë që herët.

Në këtë vështrim të shkurtër mbi sigurimin e jetës, përfundojmë se:

  • Sigurimi i jetës është një mbështetje për sigurinë financiare të familjes, në rastet kur kryefamiljari është kredimarrës, apo kur ai ka peshën më të madhe të të ardhurave në familje;
  • Sigurimi i jetës mbulon shpenzimet për trajtimet shëndetësore/aksidentale, të cilat, në mungesë të sigurimit, do të thithnin një pjesë të mirë të kursimeve të familjes ndër vite;
  • Sigurimi i jetës është një alternativë investimi dhe mjet për të arritur qëllimet afatgjata;
  • Sigurimi i jetës duhet të nisë që në moshë të re, sepse sa më herët, aq më i lirë, aq më i lartë kursimi.

Një shprehje thotë: Sigurimi më i shtrenjtë, është ai që e blini atëherë kur ju keni më tepër nevojë! Të mendojmë për sigurimin e jetës si kursim dhe jo si shpenzim, na ndihmon të ndryshojmë përqasjen tonë ndaj këtyre produkteve dhe na ndihmon të bëjmë zgjedhje të mençura.

Lajme & këshilla

Lajme të tjera

SiCRED në konferencën ELHUA në Bukuresht

Viti 2026

29 Shtator 2026

SiCRED në konferencën ELHUA në Bukuresht

SiCRED mori pjesë në konferencën e ELHUA – European Life & Health Underwriters’ Association, e zhvilluar në Bukuresht, Rumani, më 6–9 Shtator […]

Sigurimi, tashmë edhe online

Viti 2026

24 Shtator 2026

Sigurimi, tashmë edhe online

Si po ndryshon mënyra se si klientët informohen dhe blejnë shërbime sigurimi? Në revistën “Monitor”, Onkita Kodra, Drejtore e Drejtorisë së Shitjeve […]

SiCRED i jep energji eventit Inter Club Run 2026

Përgjegjësia Sociale · Viti 2026

27 Prill 2026

SiCRED i jep energji eventit Inter Club Run 2026

🏃 Një ditë plot energji, sport dhe atmosferë feste! Ditën e djeshme u zhvillua edicioni i dytë i Inter Club Run, pranë […]

Siguria juaj fillon
me një bisedë.

Kontaktoni këshilltarët tanë për të gjetur planin e duhur, për të raportuar një dëm ose për të rezervuar një kontroll.