b

Category: Viti 2026

SiCRED në konferencën ELHUA në Bukuresht

SiCRED mori pjesë në konferencën e ELHUA – European Life & Health Underwriters’ Association, e zhvilluar në Bukuresht, Rumani, më 6–9 Shtator 2026.

Ky aktivitet ndërkombëtar mblodhi profesionistë dhe përfaqësues të sektorit të sigurimeve të jetës dhe shëndetit, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e njohurive, eksperiencave dhe praktikave më të mira të industrisë.

Në kuadër të politikës së saj për forcimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë, SiCRED ka ndërmarrë një iniciativë që synon të krijojë mundësi për zhvillim profesional, trajnime dhe pjesëmarrje të përbashkët në aktivitete të profilit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe stafet e kompanive partnere. Në këtë kuadër, në konferencën ELHUA morën pjesë edhe përfaqësues nga Banka Credins, duke e kthyer këtë eksperiencë në një mundësi të vyer për shkëmbim profesional dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale.

Konferenca ofroi gjithashtu mundësinë për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe sfidat e industrisë europiane, si dhe për të zgjeruar rrjetin e kontakteve profesionale dhe për të identifikuar perspektiva të reja bashkëpunimi.

Related Posts

Sigurimi, tashmë edhe online

Sigurimi, tashmë edhe online

Si po ndryshon mënyra se si klientët informohen dhe blejnë shërbime sigurimi? Në revistën “Monitor”, Onkita Kodra, Drejtore e Drejtorisë së Shitjeve...

SiCRED në Udhëtim – Mars 2026

SiCRED në Udhëtim – Mars 2026

Një fundjavë ndryshe mes natyrës dhe historisë së Bosnje-Herzegovinës. 🌳🕌 Ishte një udhëtim që na shkëputi nga rutina e përditshme dhe na dha...