🏃 Një ditë plot energji, sport dhe atmosferë feste!
Ditën e djeshme u zhvillua edicioni i dytë i Inter Club Run, pranë Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, një event që tashmë po kthehet në traditë. Aktiviteti u organizua nga Inter Club Albania, klubi më i madh i tifozëve të Inter-it në botë.
SiCRED pati kënaqësinë të ishte pjesë e këtij eventi si sponsor dhe si garues, në një aktivitet që bashkoi komunitetin interist dhe sportdashësit për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm.
👏 Faleminderit organizatorëve për një organizim të shkëlqyer dhe të gjithë pjesëmarrësve për energjinë e jashtëzakonshme!



