TERMA, KUSHTE DHE POLITIKA

Politikat e Pagesës

Metodat e Pagesës
Faqja jonë pranon pagesa online përmes kartave bankare (Visa, MasterCard) dhe metodave të tjera elektronike si PayPal, Google/Apple Pay të ofruara nga partnerët e pagesave.

Siguria e Pagesave
Të gjitha transaksionet përpunohen përmes platformave të sigurta të pagesave që përdorin standarde të enkriptimit (SSL/TLS). Kompania nuk ruan të dhënat e kartës suaj bankare.

Konfirmimi i Pagesës
Pas përfundimit të pagesës, klienti merr konfirmim elektronik nepermjet email-it dhe dokumentin e policës së sigurimit në adresën e emailit të deklaruar. Gjithashtu, klienti mund të shkarkojë dokumentin e polices menjëherë pas pagesës.

Monedha
Të gjitha çmimet shfaqen në [LEK/EUR]. Nëse karta juaj bankare është në një monedhë tjetër, banka ose ofruesi i pagesës mund të aplikojë konvertim valutor sipas kursit të saj në momentin e transaksionit.

  • Polica Jete dhe Shendet ne Udhetim (EUR)
  • Polica Jete dhe Aksidente Personale (ALL)

Dështimi i Pagesës
Në rast të dështimit të pagesës, nuk realizohet blerja e polices se sigurimit derisa pagesa të konfirmohet.

Politikat e Rimbursimit

Mbasi është realizuar blerja e policës së sigurimit dhe konfirmimi i pagesës, kjo faqe nuk ju lejon të kryeni anullim të procesit apo rikthim të vlerës së paguar. Anullimi i policës së sigurimit lejohet vetëm sipas parashikimeve në kushtet e përgjithshme të policës. Për çdo gjë që lidhet me rimbursimin/kthimin e primeve, kontaktoni SiCRED sh.a. në:

E mail: contact@sicred.com.al
Tel +355 69 20 84 026; +344 4 22 37 549

Terma dhe Kushte

Pranimi i Kushteve
Duke përdorur këtë faqe dhe duke blerë produkte sigurimi, ju pranoni këto terma dhe kushtet përkatëse.

Produktet e Ofruara
Faqja ofron blerje të policave të sigurimit:

    • Jetë dhe Shëndet në Udhëtim
    • Jetë dhe Aksidente Personale

Mbulimet e policës së sigurimit, specifikohen në kushtet e përgjithshme të sigurimit bashkëlidhur policës

Saktësia e Informacionit
Klienti është përgjegjës për saktësinë e të dhënave të dhëna gjatë aplikimit. Informacion i pasaktë mund të çojë në pavlefshmëri të policës.

Aktivizimi i Policës
Polica hyn në fuqi vetëm pas konfirmimit të pagesës dhe lëshimit të dokumentit zyrtar.

Përgjegjësia
Kompania nuk mban përgjegjësi për ndërprerje të shërbimit për arsye teknike jashtë kontrollit të saj.

Mbrojtja e të Dhënave Personale
Të dhënat personale përpunohen në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Siguruesi ne kuader te kesaj kontrate mbledh, perdor dhe ruan te dhenat personale te nevojshme per nenshkrimin e polices se sigurimit, ne respektim te dispozitave te ligjit nr.124/2024, “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, si dhe akteve ligjore e nenligjore te dala ne zbatim te tij, legjislacioni tatimor per te ardhurat personale, etj.

Juridiksioni
Kushtet hartohen ne perputhje te plote me kuadrin ligjor ne fuqi, Kodin Civil, ligjin nr.52/2014, date 22.05.2014 “Per sigurimin dhe risigurimin”, ne aktet nenligjore ted ala ne zbatim te tij, dhe te ligjit nr.124/2024 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”; si dhe rregulloret e brendshme te Shoqerise se Sigurimit. Mosmarreveshjet qe mund te lindin, ne rast se nuk zgjidhen ne mirekuptim, do te zgjidhen nga gjykata e vendit ku eshte lidhur kontrata e sigurimit.Pervec rasteve kur eshte parashikuar shprehimisht ndryshe ne dispozitat e Kontrates se sigurimit do te zbatohen dispozitat e Kodit Civil.