SiCRED sh.a. – Kërkim Ambienti me Qira për Selinë Qendrore
SiCRED sh.a. Shoqëri Sigurimi Jete, ka shpallur të hapur procedurën e tenderit për gjetjen e ambienteve të reja me qira, të destinuara për selinë e saj qendrore. Të gjithë subjektet e interesuara ftohen të paraqesin ofertat e tyre në përputhje me kriteret e mëposhtme të kërkuara nga shoqëria:
Kërkesat Teknike
- Qyteti: Tiranë (avantazh ofertat brenda unazës së qytetit).
- Sipërfaqe e kërkuar: 700 – 1000 m².
- Ndarja e ambientit: Hapësirë e vetme; Ambient i ndarë në dy kate njëri mbi tjetrin; Ambient në një godinë të mëvetshme.
- Parkimi: Minimumi 4 vende parkimi të dedikuara. Avantazh nëse ofrohen më shumë vende pa kosto shtesë.
Elementet e Ofertës
Çdo ofertë duhet të përmbajë:
- Vlerën e qirasë mujore.
- Detyrimet shtesë (pagesë mujore administrimi, shërbime të përbashkëta, etj.);
- Kohëzgjatjen e parashikuar të kontratës së qirasë.
- Datën e disponueshmërisë së ambienteve.
Kushtet e Marrëdhënies
- Marrëdhënia kontraktuale do të formalizohet me kontratë të rregullt qiraje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Afati dhe Mënyra e Dorëzimit
- Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 09.02.2026
- Mënyra e dorëzimit: contact@sicred-distribution.com.al (kërkohet të dërgohet shprehja e interesit me e-mail ku specifikohet çdo gjë sipas kërkesave të mësipërme)
