b

Category: Viti 2025

SiCRED në mbështetje të nismës “MALGA – Mal, Gur, Ajër” në kuadër të eventit “Rrathë Dhurues 2025”

Më 17 Tetor, SiCRED mori pjesë në eventin e 7-të “Rrathë Dhurues Shqipëri”, të organizuar nga Partners Albania, një nismë që bashkon individë, biznese dhe organizata të shoqërisë civile për të mbështetur kauza me ndikim të qëndrueshëm në komunitet.

Këtë vit, pjesëmarrësit u njohën me tre kauza frymëzuese që synojnë të sjellin ndryshim në zonat e Matit, Dibrës dhe Korçës.

Një nga projektet, që SiCRED zgjodhi të mbështesë, ishte “MALGA – Mal, Gur, Ajër”, një nismë e Qendrës Network Albania që synon rigjenerimin e Parkut Kombëtar “Lurë–Mali i Dejës”, të dëmtuar ndër vite nga prerjet dhe zjarret. Projekti do të realizohet përmes metodës Fukuoka, një mënyrë mbjelljeje miqësore me natyrën që përdor “toptha farash” për të rikthyer gjelbërimin dhe biodiversitetin në zonë.

Në fazën e parë të projektit do të mbillen 75,000 toptha farash në rreth 30 hektarë tokë, me përfshirjen aktive të komunitetit lokal dhe të të rinjve të zonës. Përveç ndikimit mjedisor, projekti synon të nxisë ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtjen e natyrës dhe të krijojë një model të qëndrueshëm të zgjidhjeve të bazuara në natyrë.

Pjesëmarrja e SiCRED në këtë nismë pasqyron përkushtimin e kompanisë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen sociale, duke qenë pranë iniciativave që kontribuojnë në mirëqenien e komuniteteve dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Related Posts

SiCRED në Maratonën e Tiranës 2025

SiCRED në Maratonën e Tiranës 2025

Më 19 Tetor, stafi i SiCRED mori pjesë me energji dhe entuziazëm në Maratonën e Tiranës 2025, duke përfaqësuar kompaninë me krenari dhe duke...