b

Category: Viti 2023

Raporti Vjetor 2022

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju Raportin Vjetor 2022, një pasqyrë e plotë e rrugëtimit dhe arritjeve tona gjatë vitit të kaluar.

Viti 2022 ka paraqitur sfida të shumta, nga krizat globale të shëndetit deri te pasiguritë ekonomike. Megjithatë, pavarësisht këtyre pengesave, SiCRED ka vijuar përshtatjen me mjedisin në ndryshim, duke arritur rritje të volumeve të biznesit, në tejkalim të periudhës para pandemisë. Primi i vitit financiar arriti në 318 milionë lekë.

Vëmendja jonë është përqendruar në nxitjen e një kulture besimi dhe transparence, si baza në marrëdhënien me klientët tanë. Ekipi ynë i përkushtuar i profesionistëve punon fort për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme, duke ofruar zgjidhje të personalizuara, që u përgjigjen nevojave unike të secilit individ, familje dhe biznes.

Për më tepër, ju ftojmë të shfletoni Raportin Vjetor 2022.

Related Posts

Rrathë dhurues

Rrathë dhurues

Eventi "Rrathë Dhurues" i organizuar nga Partnerët Shqipëri, në edicionin e tij të pestë, i dha zë katër kauzave sociale të katër organizatave...

Garo/mbështet si maratonomak!

Garo/mbështet si maratonomak!

Garuam dhe mbështetëm si maratonomakë Fondacionin Down Syndrome Albania, në edicionin VII të Maratonës së Tiranës, në një lëvizje të madhe për jetën...