b

Category: BLOG

Prindërit e vetëm dhe rëndësia e një police sigurimi

Prindërit e vetëm dhe rëndësia e një police sigurimi

Punoi: Evelina Koçi
Publikuar më: 20.03.2023

 

Sigurimi i jetës është një pjesë e rëndësishme e planit të mbrojtjes financiare të çdo familjeje, por është veçanërisht i rëndësishëm për prindërit e vetëm.

Familjet me prindër të vetëm, në vitet e fundit, janë në rritje, kjo si pasojë e kombinimit të disa faktorëve, si: numri i lartë i divorceve në shoqërinë moderne; zgjedhjet personale për të pasur fëmijë në kushtet e të qënit një prind i vetëm; apo humbjes së jetës së një prej prindërve.

Rritja e një fëmije në shoqërinë e sotme është dëshmuar të jetë detyrë e vështirë. Edhe në rrethanat më të mira prindërimi është sfidues, por në një familje me një prind, sfidat shumëfishohen dhe pjesa më e vështirë janë përgjegjësitë financiare.

Në këto rrethana, ndërprerja e papritur e të ardhurave të vetme ekonomike, veçanërisht në prani të fëmijëve ende të vegjël apo në moshë shkollore, është një ngjarje që mund të çojë në një “riprogramim” të mundësive dhe synimeve të ardhshme të një familjeje dhe të vendosë fëmijët përballë një të ardhmeje të pasigurt.   

Të gjithë elementët e mësipërm na orientojnë drejt domosdoshmërisë së sigurimit të jetës, veçanërisht i përshtatshëm për këto familje, pasi garanton disponueshmëri të menjëhershme të kapitalit në rast të humbjes së jetës së të siguruarit, aq më tepër kur ky i fundit përkon në fakt, me të vetmin burim të të ardhurave të sigurta të familjes. Pra, mund të themi se sigurimi i jetës shërben si një lloj rrjete mbrojtëse ndaj ngjarjejeve të pafavorshme. 

Prandaj vlerësohet blerja e një police sigurimi të jetës, e cila përfaqëson një element themelor për garantimin e mbështetjes ekonomike për anëtarët e familjes, sidomos për të ardhmen e fëmijëve.

Objektivi qendror i sigurimit është t’u garantojë përfituesve të njëjtin standard jetese në rast të vdekjes së personit të siguruar.  

Për të pasur në konsideratë një “ombrellë” më të gjerë të sigurimit të jetës, mund të mendohet dhe përfshirja e llojeve të ndryshme të policave të sigurimit, ku mund të shtrihet mbulimi edhe në ngjarje të tjera të padëshirueshme, të tilla si paaftësia totale e përhershme.

Të qenit prind i vetëm është një përgjegjësi e shtuar karshi fëmijëve tuaj. Nëse nuk merret me seriozitet sigurimi i jetës, atëherë fëmijët tuaj mund të gjenden në telashe nga çdo aksident i juaji i papritur.

Planifikoni më të mirën për fëmijët tuaj! Na kontaktoni për të mësuar më tepër mbi sigurimin e jetës dhe mbi produktin më të përshtatshëm për ju!
Cel: +355 692084026 | E-mail: contact@sicred.com.al

Related Posts