Tradita shqiptare në fokusin e biznesit
Tradita shqiptare në fokusin e biznesit
SiCRED Distribution (shoqëri e zotëruar në masën 100% nga SiCRED sh.a.) u themelua në Shkurt të vitit 2021, duke u bërë kështu shoqëria e tretë pjesëtare e familjes SiCRED.
SiCRED Distribution ka nisur si një projekt me rëndësi të veçantë në krijimin e vlerave ekonomike dhe sociale, e përqendruar tërësisht në biznesin artizanal.
Me qëllim promovimin e artit dhe traditës kombëtare, SiCRED Distribution ka qënë promotor i nismës “Rikthim në traditë”, që fton institucionet, partnerët, organizatat e vendosura në Shqipëri dhe bizneset shqiptare, të kenë diçka që përfaqëson traditën në ambjentet e tyre, punime artizanale shqiptare, veshje të traditës ose produke të tjera të prodhuara në vend.
Shoqëria synon të mbështesë biznesin vendas, në të njëjtë kohë të nxisë vazhdimësinë e traditës së artizanëve, të ndërtojë një rrjet të sigurt dhe të besueshëm shpërndarjeje në tregjet shqiptare dhe të huaja; si dhe të krijojë partneritete strategjike me bizneset.
Me dëshirën për t’u kthyer në “zemrën e traditës”, emri SiCRED Distribution synon të përcjellë besueshmëri, duke ofruar më të mirën për klientët.
Misioni
SiCRED Distribution synon të luajë një rol të veçantë në zhvillimin ekonomik të sektorit të artizanatit, duke ofruar zgjedhje konkurruese dhe përmes shërbimit të përkushtuar synon të përmirësojë përqasjen ndaj vlerave kulturore të traditës.
Vizioni
SiCRED Distribution synon të jetë lider në fushën e tregtimit të veshjeve dhe punimeve artizanale, me vizion për rritje të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit. Cilësia, përzgjedhja e kujdesshme dhe korrektësia në shërbim do të jenë burimet e vazhdueshme të besueshmërisë së klientëve.
Për më tepër informacion, vizitoni www.sicred-distribution.com.al si dhe kontaktoni me SiCRED Distribution përmes:
E-Mail: contact@sicred-distribution.com.al | onkita.kodra@sicred-distribution.com.al
Cel: +355 69 20 44 081