b

Category: BLOG

Përse kujdesi parandalues ul shpenzimet mjekësore?

Përse kujdesi parandalues ul shpenzimet mjekësore?

Nga: Jona Prendi
Publikuar më: 11.08.2020
Në emër të shëndetit, kryefjala e të gjitha kohërave, e ritheksuar edhe në 2020-ën “Covidiane”.

Shkencat mjekësore, teknologjia dhe eksperienca humane, i japin gjithsecilit mundësitë e arta të përmirësojnë mirëqenien fizike, mendore si edhe të krijojnë një jetëgjatësi të shëndetshme duke minimizuar të papriturat e shëndetit. Si përfitim i jetës moderne vjen fatmirësisht kujdesi parandalues, si një sistem i gjallë me strukturë të rregullt, i përligjur nga sistemi shëndetësor publik dhe privat dhe i inkurajuar nga shoqëritë e sigurimit të jetës dhe shëndetit.

Por në çfarë konsiston kujdesi parandalues? A kemi ne informacion të qartë mbi nevojën jetike të tij?

Kujdesi parandalues është procedurë periodike, që ka për qëllim të parandalojë sëmundjet dhe të zbulojë problemet mjekësore sa me herët, përpara se simptomat të jenë të dukshme. Kjo strukturë, krijuar falë mbështetjes së dhënë nga shoqëritë private të sigurimit edhe në vendin tonë, klasifikon nivelet e parandalimit të cilat konsistojnë në:

  • Përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës (parandalimi primar).
  • Përmirësimin e parandalimit sekondar, i cili ka të bëjë me zbulimin e hershëm të një sëmundjeje.
  • Synon trajtimin, prognozën (parashikimi i ecurisë së sëmundjes) dhe shërimin e sëmundjes.

Kujdesi parandalues është çdo shërbim mjekësor që mbron kundër urgjencave mjekësore. Përfshin:

  • Vizitat mjekësore vjetore
  • Kontrollet e përgjithshme të mirëqenies së gruas
  • Kontrollet dentare
  • Kontrollet (checkup) vjetore (analizat e gjakut komplet, urinë komplet, biokimiket)
  • Kontroll radiologjik (radiografi, ekografi, mamografi, kolonoskopi etj.)
  • Kontrollet periodike të moshave pediatrike, prej 0 vjeç deri adult 21 vjeç
  • Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i niveleve të glicemisë, lipideve dhe tensionit arterial
  • Këshillat mjekësore lidhur me ushqyerjen e mirë, rënien nga pesha, moskonsumimin e duhanit, alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Kujdesi parandalues i mban njerëzit produktivë, duke u mundësuar atyre grumbullimin e të ardhurave gjatë moshës së rritur. Problemet shëndetësore të pa identifikuara më parë e detyrojnë individin të shkëputet në mënyrë të parakohshme nga marrëdhëniet e punës dhe si pasoje, të shkëputet nga të ardhurat mujore jetike për shkak të paaftësisë fizike dhe mendore.Por si kujdesi parandalues ul shpenzimet mjekësore?Kujdesi parandalues ndihmon në uljen e kostove duke parandaluar sëmundjet përpara se ato të kërkojnë kujdes urgjent spitalor. Kostoja e një dhome spitalore për kujdes të detajuar mjekësor është shumë e lartë sidomos te individët e pa siguruar. Për më tepër, një patologji e pa zbuluar herët, kërkon më shumë kohë në hospitalizim (shtrim në spital) dhe në trajtim, qoftë imazherik dhe me medikamente, që përkthehet në kosto financiare. Fatkeqësisht shkaqet kryesore të vdekjeve janë shkaktuar nga sëmundje kronike plotësisht të parandalueshme. Këto sëmundje janë më të lakuarat në kartelat e pacienteve, si: sëmundjet e zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, goditje të trurit dhe kancer.Sëmundjet e zemrës shkaktohen kryesisht nga nivelet e larta te yndyrave në gjak dhe obezitetit. Kanceri i mushkërisë dhe sëmundjet e tjera të mushkërisë kane si faktorë risku duhanpirjen. Obeziteti është gjithashtu faktor risku për sëmundjet kanceroze. Këto sëmundje kronike janë të shtrenjta për t’u trajtuar, si në kushte spitalore dhe në kushte shtëpiake, duke menduar edhe koston e medikamenteve, të cilat te një person i pa siguruar nuk janë të rimbursueshme ose nuk janë plotësisht të rimbursueshme.Kompanitë e sigurimit ofrojnë mundësinë e pakësimit të shpenzimeve mjekësore, duke ofruar kontroll (checkup) periodik dhe mbulim të plotë financiar për të papriturat mjekësore në kohë reale dhe për kujdesin parandalues.Për më tepër, vlejnë për t’u përmendur sëmundjet mendore, ku vihet re shtim i rasteve të pa trajtuara, të cilat rëndohen si pasojë e neglizhencave për takimet këshilluese me mjekun e familjes ose specialistin. Pasojë është trajtimi më i gjatë spitalor, i shoqëruar me kostot financiare dhe sociale.
“Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, sipas filozofit Desiderius Erasmus. Pa parandalim,  një individ nuk mund të kursejë para për medikamentet, nuk mund të ketë një planifikim për urgjencat mjekësore dhe nuk mund të përfitojë lehtësirat e të qenit outpatient (trajtim ambulator). Të siguruarit, që i nënshtrohen kujdesit shëndetësor parandalues, kanë fatin të mos shpenzojnë për fatura ekzaminimesh të panevojshme. Të qenit të siguruar dhe orientimi mjekësor paraprak do të ndryshojnë kërkesat për kryerjen e analizave dhe ekzaminimeve nga: Dua ti bejDuhen bërë sepse… janë të justifikuara nga ana mjekësore. Nëse shkaku largohet, pasojat e tij zhduken.

Related Posts