b

Category: BLOG

Të kuptojmë diferencat mes disa prej produkteve të sigurimit të SiCRED

Të kuptojmë diferencat mes disa prej produkteve të sigurimit të SiCRED

Nga Gladiola Jani
Publikuar më: 16.07.2020
Pavarësisht moshës, vendit ku jetojmë, punës që bëjmë, të gjithë ndodhemi përballë riskut të shfaqjes së një sëmundjeje apo pësimit të një aksidenti. Të besosh që e ardhmja ka nevojë për planifikim të hershëm, është urtësi e po aq edhe domosdoshmëri.

SiCRED, si një shoqëri që operon vetëm në fushën e sigurimit të jetës, është e specializuar në dizenjimin e produkteve të sigurimit, që mbulojnë risqet me të cilat përballet individi i siguruar, për jetën dhe gjendjen e tij shëndetësore, për t’i shërbyer nevojave reale që ka individi për sigurim. Në përmbledhjen e mëposhtme do të flasim për diferencat kryesore ndërmjet disa prej produkteve të sigurimit të SiCRED, për t’ju ndihmuar t’i kuptoni më mirë këto kontrata sigurimi. 

  • Sigurimi Jetë me Mbijetesë kundrejt Sigurimit Jeta me Kursim

Të dy këto sigurime janë afatgjatë, të dy mbulojnë rrezikun e humbjes së jetës, janë produkte që kanë në thelb të tyre elementët e kursimit, duke ofruar kështu përfitim në rast mbijetese të të siguruarit.

Sigurimi i Jetës me Mbijetesë është një policë me shumë sigurimi (për humbje jete dhe mbijetese) të pandryshueshme gjatë gjithë periudhës së sigurimit. Përfitimi nga ky sigurim është i njëjtë si në rast mbijetese (shumën e përfiton vetë i siguruari), ashtu edhe në rastin e humbjes së jetës së të siguruarit (ku shumën e siguruar e përfiton familja apo përfitues të tjerë të të siguruarit). Primi i sigurimit është po ashtu i pandryshueshëm dhe paguhet me këste të barabarta (vjetore, 6 mujore) gjatë gjithë kohëzgjatjes së sigurimit. Ky produkt është i përshtatshëm për sigurim individual.

 Sigurimi Jeta me Kursim ka një shumë sigurimi të pandryshueshme gjatë periudhës së sigurimit, e pagueshme në rast të humbjes së jetës së të siguruarit. Në rast mbijetese (të të siguruarit), në maturim të policës, shuma që ai përfiton është variabël, e varur plotësisht nga primet e akumuluara dhe të investuara ndër vite. Norma e interesit, kthimi nga primet e investuara, është e ndryshueshme dhe e pagarantuar. Policëmbajtësi ka të drejtë të ndryshojë primin e sigurimit në çdo përvjetor të policës. Ky produkt është i përshtatshëm për sigurim në grup.

  • Sigurimi i Jetës për Hua kundrejt Sigurimit të Jetës me Mbijetesë

Të dy këto sigurime janë afatgjatë, të dy mbulojnë rrezikun e humbjes së jetës, por i shërbejnë qëllimeve të ndryshme.

Sigurimi Jetë për Hua është një mbrojtje financiare për pasardhësit e një kredimarrësi, në rast se ky i fundit humbet jetën, pa e shlyer ende kredinë e marrë. Përfitues i sigurimit është institucioni kredidhënës. Shuma e sigurimit, në çdo kohë, është sa huaja e pashlyer në çastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit. Primi i sigurimit paguhet, si rregull, çdo vit nga i siguruari dhe përgjithësisht është i ndryshueshëm çdo vit, në varësi të vlerës së pashlyer të kredisë dhe moshës së të siguruarit. SiCRED ofron disa metoda për pagesën e primit (i menjëhershëm, vjetor, mujor, prim i pandryshueshëm çdo vit etj.). I siguruari nuk mund ta cedojë policën e sigurimit te një palë e tretë si garanci apo ta bllokojë shumën e sigurimit në emër të një personi të tretë.

Sigurimi i Jetës me Mbijetesë, është një policë me shumë sigurimi të pandryshueshme gjatë periudhës së sigurimit. Shumën e siguruar e përfiton familja e të siguruarit (apo përfitues të tjerë, nëse janë caktuar nga i siguruari) nëse ai humb jetën gjatë periudhës së sigurimit. Në maturim të kontratës, shumën e siguruar e përfiton vetë i siguruari. I siguruari ka të drejtë të përdorë sigurimin Jetë me Mbijetesë si vleftë garancie në rast huamarrje me pëlqimin e institucionit huadhënës.

  • Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit CASH PLAN kundrejt Sigurimit Jetë e Kombinuar

Të dy janë sigurime 1-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Primi është me pagesë vjetore dhe i ndryshueshëm. Në rast humbje jete apo paaftësish aksidentale, të dy produktet ofrojnë si përfitim shumën e sigurimit.

Për shëndetin, Sigurimi Jetë dhe Shëndet CASH PLAN ofron mbulim të zgjeruar, ndërsa Sigurimi Jetë e Kombinuar ofron mbulim vetëm në rast të shfaqjes së sëmundjeve të rënda (kritike). Në rastin e diagnostikimit të sëmundjeve të rënda (kritike), Sigurimi Jetë dhe Shëndet CASH PLAN mbulon direkt faturën e shpenzimeve mjekësore për trajtim dhe kurim në spital/klinikë deri në shumën e sigurimit, ndërsa Sigurimi Jetë e Kombinuar i paguan të siguruarit menjëherë shumën e sigurimit për sëmundjet kritike.

Te Sigurimi Jetë dhe Shëndet Cash Plan, mbas shfaqjes së sëmundjes kritike, i siguruari mund të vijojë të përdorë ende përfitimet e policës deri në ezaurimin e shumës së sigurimit. Ndërsa te Sigurimi Jetë e Kombinuar, në rastin e sëmundjeve kritike, sigurimi ndërpritet me pagesën e shumës së sigurimit.

Sigurimi Jetë dhe Shëndet CASH PLAN ofron një mbulimi të plotë për sigurim jete dhe shëndeti, duke përfshirë edhe kujdesin mjekësor rutinë. Ndërsa, Sigurimi jetë e Kombinuar është një alternativë më ekonomike dhe i dizenjuar për të përballuar rrezikun e rasteve të rënda.

  • Sigurim Jetë dhe Aksidente në Grup kundrejt Sigurimit Jetë e Kombinuar
  • Të dy janë sigurime afatshkurtra (1-vjeçar) me të drejtë rinovimi. Janë sigurime të përshtatshme për grupe punonjësish. Primi është me pagesë vjetore dhe i ndryshueshëm. Të dy sigurimet ofrojnë përfitim të menjëhershëm të shumës së sigurimit në rast humbje jete apo në rast paaftësie aksidentale.Sigurim Jetë dhe Aksidente në Grup ofron, si përfitim shtesë, mbulim të shpenzime mjekësore në rast aksidenti, por nuk ka mbulim në rast të shfaqjes së sëmundjeve kritike, sikurse Sigurimi Jetë e Kombinuar.

Related Posts