Të drejtat e njeriut janë të barabarta për çdo individ dhe gjithsecili prej nesh duhet të luftojë fort që dinjiteti i individit të respektohet dhe vlerësohet në çdo rast! Ky është dhe misioni i çmuar i Fondacionit DSA, i cili, me profesionalizëm dhe etikë, vijon punën me shërbimet e tij për zhvillimin e plotë të PAK në Shqipëri.
SiCRED ju fton të informoheni mbi shërbimet, që Fondacioni DSA dhe Qendra e Shërbimeve PRO PAK (pjesë integrale e Fondacionit), ofrojnë për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të gjithë të mundohemi të japim sadopak dashuri, mbështetje dhe inkurajim për PAK në komunitetet tona.
Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të Down Syndrome Albania.