Numri i anëtarëve në të tre fondet private të pensioneve që operojnë në Shqipëri më 31.12.2015 ishte 12.559 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 47.91% krahasuar me fundin e vitit 2014. Kontributin më të madh në këtë rritje të tregut e ka dhënë rritja e Fondit SiCRED Pensions, që përfaqëson 63% të kësaj rritje në numër anëtarësh. Bashkëpunimi i ngushtë i Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. me shoqëritë mëmë Banka CREDINS sh.a., dhe SiCRED sh.a., mbështetja nga strukturat dhe nga rrjeti i gjerë i shitjeve i Bankës CREDINS, adresimi i saktë i përfitimeve reale që anëtarësimi në një fond pensioni ka për individin, si dhe politikat e mirëadministrimit dhe investimit të aseteve të fondit SiCRED Pensions, kanë çuar në dyfishimin e numrit e anëtarëve brenda 1 viti. Në fund të vitit 2014 fondi kishte 1924 anëtarë, ndërsa në fund të vitit 2015 kishte 4490 anëtarë. Aktualisht, fondi ka mbi 5500 anëtarë dhe numri i tyre rritet çdo ditë!
(26 Prill 2016)