b

Category: Viti 2016

Sigurime 9-mujori – SiCRED vazhdon ecurinë pozitive, ndëkohë tregu i sigurimit të jetës ul ritmin e rënies, artikull i botuar në revistën Monitor

Sipas Raportit Statistikor të publikuar së fundmi nga AMF, të ardhurat nga Primet e Shkruara Bruto të Sigurimit të Jetës për periudhën Janar – Shtator 2016 arritën në vlerën mbi 667 milionë lekë, duke shënuar rënie në masën 3.02%, krahasuar me periudhën Janar- Shtator 2015. Sa i përket Dëmeve të Paguara Bruto, vazhdon rezultati negativ me rënie 14.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që numri i Dëmeve të Paguara ka rritur në 784 në krahasim me 593 të një viti më parë.
Në këtë situatë të tregut të sigurimit të jetës, shoqëria SiCRED vijon të ketë një trend rritës, duke patur një performancë të suksesshme. Primet e shkruara nga SiCRED u rritën me 7.4%krahasuar me 9-mujorin e vitit 2015. Kjo rritje është reflektuar dhe në pjesën e tregut, ku SiCRED në mbyllje të 9-mujorin zinte 24% të tregut të sigurimit të jetës, me një rritje 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.Për më tepër, klikoni këtu për të lexuar artikullin e revistës Monitor ose klikoni këtu për Raportin Statistikor të AMF për periudhën Janar – Shtator 2016.

Related Posts