ZHVILLIMET KRYESORE PËR SHOQËRINË SiCRED PËR PERIUDHËN JANAR-DHJETOR 2013
Viti 2013, shënon një vit të mbyllur me sukses për shoqërinë SiCRED. Përpos vështirësive të shumta në sektorin financiar shqiptar, kushteve të vështira ekonomike në vend dhe në rajon, shoqëria SiCRED arriti të mbyllë vitin 2013, me rezultate pozitive duke ruajtur pozita pothuaj të njëjta me vitin 2012.
Në mbyllje të vitit 2013, tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka shënuar rritje në volumin total të primeve të shkruara. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – dhjetor 2013, arritën rreth 960 milionë lekë, ose rreth 9.06 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – dhjetor 2013 u ulën me rreth 52.41 % krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2012.
Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – dhjetor 2013, kanë arritur në 220,748 mijë lekë, me 6.45 % më shumë krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2012.
Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë në vlerën prej 22,278 mijë lekë, me një ulje prej 5.48 % më pak, krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2012.
Të dhënat kryesore për SiCRED, në datën 31 dhjetor 2013:
Primi total i shkruar për 2013
|
220,748 mijë lekë
|
Numri i klientëve:
|
47 289
|
Dëmet e paguara në total:
|
22,278 mijë lekë
|
Numri i dëmeve të paguara:
|
299
|
Kapitali Aksionar:
|
473,300,000
|
Numri i stafit:
|
50
|
Numri i degëve dhe agjencive:
|
11
|
Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu
(10 Shkurt 2014)