b

Category: Viti 2013

ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPËRI

ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPËRI
Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2013

Në mbyllje të 9-mujorit të parë të viti 2013, tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka shënuar rritje në volumin total të primeve të shkruara. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2013, arritën rreth 697 milionë lekë, ose rreth 11.15% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – shtator 2013 u ulën me rreth 62.38% krahasuar me periudhën janar – shtator 2012.

Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – shtator 2013, kanë arritur në 138,993 mijë lekë, me 7.23 % më shumë krahasuar me periudhën janar – shtator 2012.

Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë në vlerën prej 14,291 mijë lekë, me një rritje prej 9.54 % më shumë, krahasuar me periudhën janar – shtator 2012.

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu.

(28 Tetor 2013)

Related Posts

Tetori bëhet rozë!

Tetori bëhet rozë!

Nga Evelina Koçi Publikuar më 13.10.2021 Tetori është muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit, në luftën kundër...