Në datën 6 prill 2016, një helikopter i forcave të armatosura, në të cilin udhëtonin 3 ushtarakë, është rrëzuar në liqenin e Shkodrës, duke u marrë tragjikisht jetën 2 pilotëve. Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., ka dëmshpërblyer familjarët e dy pilotëve të
rënë në detyrë, sipas marrëveshjes siguruese me Ministrinë e Mbrojtjes. Dy pilotët ishin të siguruar sipas Kontratës së Sigurimit “Për Sigurimin e jetës së efektivit fluturues”, të lidhur midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Bashkimit të Operatorëve. Bazuar në këtë kontratë, SiCRED sh.a. ka paguar shumën prej 14.4 milion lekë në favor të familjarëve të ushtarakëve të rënë. Kjo është hera e parë që SiCRED sh.a. bën një pagesë e tillë për pjesëtarët e Forcave të Armatosura që humbin jetën në krye të detyrës, duke qëndruar pranë familjarëve të ushtarakëve, për të lehtësuar mungesën e thellë të lënë pas nga ndarja e parakohshme nga jeta e të dashurve të tyre.
SiCRED me rreth 25% të Tregut e Sigurimit të Jetës në mbyllje të 8-mujorit SiCRED ka patur një aktivitet të suksesshëm gjatë vitit 2016. Krahasuar me 8-mujorin e vitit 2015, vetëm SiCRED pati rritje të primeve të shkruara në tregun e sigurimit të jetës, me një rritje të vëllimit të primeve të shkruara bruto prej 7.3%. Kjo performancë pozitive ka rezultuar dhe në përmirësimin e pjesës së tregut të SiCRED, e cila ka arritur në 25%, krahasuar me 22% të së njëjtës periudhë të vitit 2015.

Për më shumë, lexoni artikujt e publikuar në shtypin e shkruar:
> Gazeta Panorama
> Gazeta Shekulli
> Gazeta Sot
> Gazeta Mapo