Në një atmosferë të këndshme dhe një ambient plot dritë, Universiteti i New York-ut në Tiranë organizoi edhe këtë vit Panairin e Karrierës për studentët e tij në prag diplomimi. Pjesëmarrëse në panair ishin disa nga shoqëritë më të mëdha të vendit, të cilat i gjenden pranë studentëve gjithmonë në të tillë aktivitete. E pranishme me stendën e saj, ishte edhe Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., e cila zhvilloi me studentët intervista të mirëfillta pune, për pozicionin vakant të shpallur rishtas. Panairi dhe intervistat u zhvilluan në frymë miqësore, gjithçka për t’i mirëpritur studentët në tregun e punës.
Klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:
(26 Maj 2016)