Sigurimi Jetë dhe Aksidente Personale (JAP)
Sigurimi Jetë dhe Aksidente Personale (JAP)
Ndodhja e një aksidenti detyron shkëputjen nga aktiviteti i punës përkohësisht apo përgjithmonë. Kjo sjell dëme të konsiderueshme financiare jo vetëm për përballimin e shpenzimeve mjekësore për trajtimin e dëmtimeve nga aksidenti, por edhe në pakësimin e të ardhurave për familjarët si pasojë e shkëputjes nga puna apo humbjes së jetës së të siguruarit.
Për këtë arsye, JAP ofron:
- Mbrojtje financiare për të siguruarin në rast të shkëputjes së përkohshme apo të përhershme nga aktiviteti i punës, si pasojë e paaftësisë shkaktuar nga aksidenti.
- Mbrojtje financiare për familjarët (përfituesit) në rast vdekje natyrore apo aksidentale të të siguruarit.
- Mbulim të shpenzimeve mjekësore të nevojshme për trajtimin e dëmtimit si pasojë e aksidentit.
- Kontroll parandalues (check-up) vjetor.
- Kartën e sigurimit falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit, që bashkëpunojnë me SiCRED.
Avantazhe të JAP:
- Produkti i sigurimit me primet më ekonomike.
- Procedurë e thjeshtë sigurimi, vetëm me kartën e identitetit.
- Pajisje me sigurim brenda ditës.
Për informacion mbi paketat JAP klikoni këtu.